Zyra zvicerane e tatimeve për pak sa nuk e dërgoi te përmbaruesi për vetëm 15 centë

Date:

Amor D. (55), të hënën pranoi një letër paralajmëruese kurioze nga zyra zvicerane e tatimeve: Ai u kërcënua me zbatimin e borxhit nëse nuk paguan 15 centë nga fatura e tij e kaluar tatimore

Kur Amor D. po e mbante letrën në duar, ai nuk mund t’u besonte syve të tij: Zyra e tatimeve në Wädenswil po kërkonte prej tij 15 centë. Këshilltari afarist kishte 20 ditë kohë për ta paguar faturën, shkruan „20 Minuten“. „Nëse brenda kësaj kohe nuk e paguani, do të jemi të detyruar t`ju dërgojmë të përmbaruesi“, thuhet në letrën paralajmëruese.

„Kjo tingëllon shumë e paarsyeshme“, thotë Roger Kempf nga zyra e taksave në Wädenswil. „Letra paralajmëruese është më e shtrenjtë se 15 centët e papaguar“. Është një gabim teknik: „Shuma minimale që ne zakonisht e kërkojmë është shumëfishi i 15 centëve“.

Letra tek Amor D. arriti të hënën e kaluar, transmeton Shtegu.com. Sipas D., shuma e papaguar vjen nga fatura tatimore e vitit 2018, të cilën ai e ka paguar me këste. E fundit ishte pritur gjatë verës.

Amor D. nuk dëshiron ndonjë telashe me autoritetet tatimore. Menjëherë pasi mori letrën, 55-vjeçari transferoi shumën në zyrën e tatimeve. „Unë madje u pagova 20 centë“, thotë Amor D. – si provë: „Të shohim nëse do të jetë anasjelltas dhe a do të m`i kthejnë 5 centët“.

Amor D.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...