Zyrtarët doganorë gjermanë zbuluan rreth 810 litra alkool me përqindje të lartë në dy furgonë, në vendkalimin kufitar gjermano-austriak në Füssen-Ziegelwies!
Kontrabandistët kishin shpërndarë alkoolin në qindra shishe plastike dhe 20 bidonë, njoftoi të enjten zyra kryesore doganore, transmeton Shtegu.com.
Fillimisht, të martën në mbrëmje dy shoferët e kontrolluar deklaruan në Bavari se nuk kishin asnjë mall për tatim me vete, gjatë rrugës nga Shqipëria për në Britaninë e Madhe.
Kur doganierët dyshuan duke i nuhatur shishet, kundërmimi i ialkoolit ishte i rëndë.
Meqenëse një taksë për alkool mbi 4 200 euro duhet paguar për tranzitin e mallrave në Gjermani, atyre iu konfiskua alkooli.
Kundër njërit prej dy vozitësve filluan procedimet penale të taksave, i cili vetveten e identifikoi veten si pronar të një kompanie transporti dhe atij iu kërkua një depozitë sigurie prej rreth 7 000 euro.

