Zvicra tronditet nga pedofili i dyshuar maqedonas

Date:

23:08:37                       2017-01-12

 

 

 

 

 

Një pedofil maqedonas me vendbanim në Francë, në Kantonin Valis të Zvicrës ka abuzuar një vogëlushe shtatëvjeçare§. Me këtë rast, është pronocuar edhe nëna e viktimës.

 

 

 

 

„Është e tmerrshme dhe përplot dhimbje ajo që na ndodhi. Një gjë të tillë nuk do t`ia kisha dëshiruar askujt“, ka deklaruar për „Blick“, nëna e viktimës. Vajza e saj ka qenë duke shkuar e vetme në kishë, më 27 dhjetor të vitit të kaluar. Jo larg shtëpisë së saj, vogëlushja ishte bindur nga një i panjohur që të shkojë me te në një vend.

 

 

 

 

Atje, ai e kishte detyruar vogëlushen në abuzime të ndryshme seksuale, e më pas e kishte lënë të largohet. Në ndërkohë, autori i dyshuar është arrestuar dhe bëhet fjalë për një shtetas 37-vjeçar maqedonas.

 

 

 

 

„Ky është një lehtësim për familjen e vogëlushes shtatëvjeçare, por vetëm një ngushëllim i vogël. Për momentin, familja është duke përjetuar një periudhë të përvuajtur“, ka deklaruar avokatja Carine Mettraux, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Mbi gjendjen e hetimeve, avokatja nuk ka dashur të deklarojë asgjë, pasi dosjen e ka pranuar një ditë më parë. Shtetasi maqedonas, pa lejeqëndrim të rregullt në Zvicër dhe me vebndbanim në Francë, për momentin është në paraburgim. „Ai e ka mohuar veprën“, ka pohuar prokurori zviceran André Morand. Si arsyetim, ai ka deklaruar se në atë kohë ka qenë jashtë vendit, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar me intensitet të plotë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...