Turistit shqiptar i vidhen 7.500 euro në Frankfurt

Date:

23:14:40                   2017-01-13

 

 

 

 
Një turist 43-vjeçar shqiptar, mbrëmjen e së mërkurës ka qenë viktimë e një truku të hajnave të panjohur, rreth orës 18.00 në një restorant në Frankfurt të Gjermanisë, kur ai ka qenë duke ngrënë darkë me bashkëshorten e vet.

 

 

 

 

Të panjohurit, turistit shqiptar nga Tirana ia kanë vjedhur gjithsej 7.500 euro para të gatshme si dhe pasaportën. Me sa duket, hajnat kanë arritur t`ia nxjerrinportofolin nga sakoja pa u hetuar fare, të cilën e kishte vendosur prapa karriges. As ai, por as edhe bashkëshortja nuk kishin vërejtur diçka të dyshimtë, thuhet në një komunikatë të policisë gjermane, njofton „Shtegu.com“. Edhe mysafirët e tjerë të restorantit nuk kishin vërejtur ndokend në afërsi dhe nuk kanë mundur të japin informata më konkrete, me përjashtim të dy zonjave të tavolinës fqinje, të cilat kanë pohuar se i kanë parë dy persona të dyshimtë.

 

 

 

 

Me këtë rast, bëhet fjalë për një person të moshës 30-35-vjeçare, me figurë sportisti dhe prejardhje nga Ballkani. Me te gjithashtu është vërejtur edhe një grua e moshës 30-40-vjeçare, me trup të dobët dhe rreth 1.60 metra e gjatë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...