Zvicra nuk ka mëshirë për punën ilegale, zbulon 52 punëtorë „në të zezë“

Date:

17:38:54                  2017-06-18

 

 

 

 

 

Në një zonë industriale në Küssnacht, policia zvicerane e Kantonit Schwyz ka zbuluar dhjetëra punëtorë ilegalë. Për këtë rast është duke hetuar Prokuroria shtetërore.

 

 

 

 

Gjatë një kontrolli të realizuar pasditen e së shtunës në një zonë industriale në Küssnacht, policia zvicerane ka zbuluar 52 punëtorë ilegalë, pa leje përkatëse për punë, shkruajnë mediet zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“. Vetëm tre punëtorë kanë qenë duke punuar legalisht, prej 55 të punësuarve të cilët kanë qenë duke kryer punë pastrimi, ka shkruar në një komunikatë policia zvicerane.

 

 

 
52 punëtorët pa leje përkatës për punë, janë nga vende të ndryshme, ndërsa nga policia janë urdhëruar që menjëherë ta ndërprejnë punën.
Ndaj përgjegjësve të sipërmarrjes së pastrimit është ngritur kallëzim penal për shkelje të Ligjit për punë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...