Zviceranja lëndohet në fytyrë, por nuk i kujtohet se çfarë ka ndodhur

Date:

19:03:43                  2018-01-04

 

 

Gjatë ditës së enjte, para spitalit „Bürgerspital“ të Solothurnit është gjetur një grua e lënduar. Pasi asaj nuk i kujtohet se çfarë ka ndodhur, policia zvicerane është në kërkim të dëshmitarëve.

Mëngjesin e së enjtes, rreth orës 08.30, një grua 22-vjeçare është sjellë në repartin e emergjencës të spitalit „Bürgerspital“ të Solothurnit. Ajo ka pësuar lëndime mesatarisht të rënda në fytarë dhe praktikisht, nuk i kujtohet se çfarë ka ndodhur me te, shkruajnë mediat zvicerane, përcjellë Shtegu.com. Ajo u gjetë para spitalit.

Policia zvicerane është në kërkim të dëshmitarëve, të cilët eventualisht e kanë parë gruan rreth orës 08.10-08.20 h, në afërsi të stacionit hekurudhor të Solothurn dhe „Bürgerspital“ të Solothurnit, në aksin mes rrugëve „Dornacherstrasse“ apo „Schöngrünstrasse“.

Pasi gjatë hetimeve të deritanishme gruaja nuk ka mundur të japë informata më të sakta, policia zvicerane është duke shpresuar në informata nga popullata. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...