Zviceranja ia shkatërron restorantin shqiptarit pas zënkës me të dashurin
22:04:36 2016-10-05
Një djalosh i ri është parë të mërkurën para një ndërtese në rrugën „Stampfenbachstrasse“ në Cyrih, duke grumbulluar gjësendet e veta, të hedhura nga ballkoni prej të dashurës së tij.
Gjatë të martës, përpara ndërtesës janë parë edhe krevati dhe shtrati, të cilët janë hedhur nga ballkoni gjatë një zënke të ashpër në katin e pestë të konviktit studentor në afërsi.
„Gjithçka ndodhi pas zënkës për një femër, pasi i riu e kishte takuar vajzën me një mik timin, ndërsa në lojë ka qenë edhe alkooli i tepërt“, ka deklaruar për „20 Minuten“, një dëshmitar anonim, njofton „Shtegu.com“.
Gjëtë hedhjes së mobiljeve është dëmtuar edhe piceria „Romantica“ pronë e një shqiptari, e cila gjendet në përdhesen e ndërtesës. Sipas asaj që deklaron pronari Abdulla Alili, ai ka qenë i shokuar kur rreth orës nëntë e gjysmë ka dashur ta hapë restorantin: „U shtanga, gjithçka ishte shkapërderdhur përreth, bile edhe veturën nuk munda ta parkoj në vendparkingun tim“.
Ai menjëherë ka informuar policinë e qytetit, e cila e ka konfirmuar intervenimin e saj. „Ia shtroj pyetjen vetvetes, sa i poshtër mund të jetë ndokush që të bëjë gjera të tilla“, pyetet Abdulla Alili. Por, tashmë atij i ka kaluar nervozizmi pasi djaloshi i ri i ka premtuar se do t`ia kompensojë dëmet.