Zvicerani tallet keq me flamurin kuq e zi, shqiptari e heq nga shtiza

216 Lexime

Pasi fqinjët e tallën, babai i kosovarit 26-vjeçar A.M. e hoqi flamurin e Shqipërisë përpara shtëpisë së tij.

„Unë kam jetuar në një shtëpi që babai im e bleu në Aargau për rreth 15 vite. Pothuajse prej shtatë ose tetë vitesh, për çdo vit e valëvoj flamurin shqiptar shkruan A. M. (26), në një postim në Facebook që e publikoi në në grupin“ Du Bisch Albaner ëenn (Nuk je shqiptar nëse)“. Kohët e fundit, megjithatë, fqinjët e tij kishin bërë pak shaka për flamurin. Atëherë babai i tij e hoqi.Kosovari ri tani yet: „A do ta valëvitnit ju sërish – pra jo në shenjë mospëfilljeje – por sepse është shtëpia juaj, ose do ta linit flamurin nga respekti si mysafir në vendin e tij?“.

Për “20 Minuten”, A. M. sqaron se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë ankesë nga lagja dhe ata të gjithë zakonisht jetojnë mirë së bashku. Deri në javën e kaluar: „Babai im sapo erdhi në shtëpi dhe dëgjoi që një fqinj po i thoshte një tjetri:“ Mos e rrëzo pemën se mund ta rrëzosh edhe flamurin“.  Tjetri kishte qeshur me sarkazëm. Babai i M. e dëgjoi këtë dhe i pyeti fqinjët nëse flamuri I tij po shqetësonte ata. „Ata nuk u përgjigjën, por ai megjithatë e hoqi flamurin. Kur u ktheva në shtëpi, ai tha që nuk duhet ta valëviti përsëri. Ne jemi mysafirë në këtë vend dhe nuk duhet të provokojmë”, transmeton Shtegu.com.

Megjithatë, ai nuk mund ta kuptojë reagimin e babait të tij: „Është shtëpia jonë dhe ne nuk kemi pse ta fshehim origjinën tonë. Fqinjët e tjerë të huaj dhe zviceranë gjithashtu kanë varuru flamuj“.Ai gjithashtu nuk e kuptoi përse flamuri shqiptar duhet të ishte një provokim: „Vendi nuk kishte asnjë grindje apo luftë me Zvicrën. Për më tepër, ajo nuk qëndron për diçka të keqe ose të ndaluar, të tilla si një kryq nazist ose një flamur I SHI“.

Komuniteti shqiptar reagoi ndaras rreth pyetjes së tij: „Disa mendonin më shumë si babai im, të tjerët me radhë e pranuan mendimin tim”. Në komente thuhej diçka si: „Nëse e ngriti, atëherë ngriteni edhe flamurin zviceran. Ju jeni këtu në Zvicër dhe jo në Kosovë“ apo „nuk do ta bëja një gjë të tillë, nga respekti. Shqiptar je me zemër, jo me flamur”. Ose: “Shtëpia juaj, rregullat tuaja” etj.

Për arsye shëndetësore, fqinji që dyshohet se ishte tallur, nuk ka dhënë deklaratë. Gruaja e tij, megjithatë, thotë: «Jetojmë mirë në lagje, të gjithë ndjehemi shumë mirë. Askush nuk na shqetëson, as edhe flamuri. Familja mund ta ngritë me dëshirë”. Përveç kësaj, ajo nuk mund ta imagjinonte burrin e saj të ketë thënë kështu.