EKSKLUZIVE: Djaloshi tetovar pushton gastronominë gjermane, pronar i tre restoranteve

Date:

Në kuadër të bashkimit familjar, edhe Armin Sadiki nga Grupçini i Zhelinës vendosi të shkojë në Gjermani dhe ta realizojë ëndrrën e tij në sferën e gastronomisë. I kishte vetëm 16 pranvera kur ai iu përvesh studimeve në fushën e hotelierisë, dukë përfunduar me sukses shkollimin në gjuhën gjermane. Pas kësaj, ai filloi të ushtrojë profesionin e tij në këtë fushë duke menaxhuar fillimisht një restorant, një të dytë dhe së fundmi edhe një të tretë.

E përditshmja gjermane “MOZ.DE” ka shkruar se restoranti „Am Yachthafen“ në Fürstenberg, për herë të katër është duke ndryshuar pronarin. Kësaj radhe, pronari ri është kush tjetër, përpos Arminit, I cili të hënën ka nënshkruar kontratën me shefin e mëparshëm Joachim Schock dhe Jochen Kühn, informon Shtegu.com.

Në të shumtën e rasteve, Armini shërben specialtete italiane, ndërsa mysafirët e shumtë gjermanë e të tjerë, gjithnjë ndahen të kënaqur nga specialitetet e tij. Nëpër restorantet e tij, Armini ka të punësuar mbi tridhjetë punëtorë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...