Zvicerani e harron bashkëshorten në autostradë
13:31:14 2016-09-19
Një çift bashkëshortor nga Cyrihu në Zvicër, të dielën ka qenë duke udhëtuar nëpër autostradë në drejtim të jugut. Në pushimoren „San Bernardino-Nord“ ata janë ndalur për nevoja të tyre, por kur bashkëshortja kthehet për të vazhduar udhëtimin, burri i saj ishte larguar pa ndonjë gjurmë.
Ata ishin nisur për pushim. Një pensionist zviceran 65-vjeçar nga Cyrihu dhe bashkëshortja e vet, kanë qenë duke udhëtuar nëpër autostradë, kur gruaja i lutet burrit që të ndalojë në pushimore për të shkuar në tualet. Në pushimoren „San Bernardino-Nord“, që të dy vendosën të bëjnë një pauzë të shkurtër. Por, kur gruaja kthehet në vendtakim, burri i saj ishte zhdukur pa kurrfarë gjurme.
„Pasi gruaja e kishte harruar celularin e saj në veturë, nuk ka mundur t`i telefonojë bashkëshortit, prandaj ajo ka shfrytëzuar celularin e një personi tjetër për të na thirrur neve“, ka deklaruar për „Blick“, një zëdhënës i Policisë kantonale të Graubündenit, njofton „Shtegu.com“. Policia menjëherë ka organizuar një patrullë të veten për të gjetur pensionistin e zhdukur.
Pas 15 minutave vozitje, ai e kishte hetuar mungesën e bashkëshortes dhe me këtë rast është kthyer menjëherë.
Me „ndërgjegje të papastër“ ai sërish takon bashkëshorten dhe gjithçka përfundon si është më së miri. Që të dy pensionistët vazhdojnë udhëtimin e tyre.