Grupi i armatosur shqiptar tronditë Parlamentin e Potsdamit

Date:

12:32:39              2016-09-19

 

 

 

 

 

Në partinë gjermane AfD në Brandenburg është zhvilluar një debat i ashpër: Me kërkesë të gjashtë nga dhjetë të deleguarve në Parlamentin e Potsdamit, të enjten është mbajtur një mbledhje e jashtzakonshme e fraksionit. Arsyeja ka qenë një grup i biznesmenëve shqiptarë, me truproje të armatosur, që e kishte vizituar Parlamentin në fjalë.
„Para dy javësh, në Parlament u futën pesë vizitorë të çuditshëm, të cilët kanë qenë të veshur me kostume të errët e shpatullgjerë“, kanë raportuar bashkëpunëtorët parlamentarë, shkruan „Bild“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 
Grupi i frikshëm është shoqëruar nga nënkryetari i AfD-së, Andreas Kalbitz (44), udhëhehqësja parlametare, Birgit Bessin (38) dhe bashkëpunëtorja e AfD-së, Steffen Kotré.

 

 

 

Njëri nga këta vizitorë të çuditshëm mbante një këllëf arme, ka deklaruar një bashkëpunëtor i tronditur parlamentar. Zëdhënësi Mark Weber (46) pohon: „Pasi dashtëm të bindeshim në vizitën e tyre, grupi më ishte larguar. Në Parlament armët janë të ndaluara“.

 

 
Pas interesimit të „Bild“ se kush kanë qenë shqiptarët e çuditshëm, udhëhehqësja Bessin ka konfirmuar: „Ishin sipërmarrës të logjistikës dhe hotelierisë, me prejardhje shqiptare të cilët kanë dashur të gjejnë lokale për evenimente të tyre“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...