Zviceranët nuk janë shumë të preokupuar se kush është kryetar i Zvicrës
08:49:17 2018-02-05
Sipas një ankete, pothuajse një nga dy zviceranë, nuk e dinë se kush e udhëhehqë vendin e tyre. Gazetarët e „Le Matin“ i kanë testuar qytetarët nëpër rrugët e Lozanës.
Po që se shtrohet pyetja se kush është kryetar i SGBA-ve, me siguri se nuk do ta keni problem për tu përgjigjur për Donald Trump. Por, në rastin e kryetari të Këshillit kombëtar zviceran, qytetarët e Lozanës kanë hasur në pengesa, njofton Shtegu.com. Sipas një studimi të realizuar, 25 deri 50 për qind e zviceranëve nuk e dinë se kush është kryetar i Zvicrës. Për tu vërtetuar në këtë fakt, mund ta ndiqni videon e mëposhtme të realizuar nga ekipi i „Le Matin“. Fillimisht, anketa zhvillohet me pyetjen se kush është kryetar i Zvicrës, ndërsa më pas gazetari i pyet se kush shihet në foton që ai mbanë në dorë. (Shtegu.com)
https://www.lematin.ch/suisse/Connaissezvous-le-nom-du-president-de-la-Confederation/story/14163549