Zviceranët gëzohen që Florim Abazi e hapi restorantin e tyre të preferuar

Date:

Së pari, rezulton ndryshe, së dyti, nga sa ishte planifikuar. Fraza e rëndomtë përshtatet si grushti në sy në tregimin e Florim Abazit. 45-vjeçari është pronari i ri i lokalit Krone në fshatin Aristau të Birrit. Kjo nuk ishte planifikuar. „Në fakt, unë thjesht po kërkoja një pronë investimi“, tha kosovari nga Schlierni. “Vështirë se ke më interes në bankë”. Në vitin 2008, Florimi krijoi kompaninë e tij të sigurimit. Specialiteti: Detektiv i hajnave të dyqaneve. Kompania, e cila tani ka 26 punonjës, po ecën mirë. Në fakt shumë mirë.

„Nga një i njohur mora vesh se në Aristau është duke u shitur një restorant me dhoma hoteli“, rrëfen Florimi për „Aargauer Zeitung“. Pa u hamendur fare, e mori me vete vogëlushen e tij 9-vjeçare Laura dhe shkoi për në Freiamt. „Menjëherë u dashurova në` Krone`“, shpjegon Florimi i emocionuar dukshëm. I rrënuar, shumë në nevojë për rinovim, ia kishte bërë atë. „Nuk e dija se si të veproja. Por ndjenja ime e stomakut më tha: Është një investim i mirë“. Me pronarin Carl Theiler shumë shpejt e gjetën një gjuhë të përbashkët sa i përket çmimit.

„Mami, mami, babai e ka blerë një hotel“

“Mami, mami, babai e ka blerë një hotel”. Fjalinë e vajzës së saj, bashkëshortja Daniela nuk do ta harrojë kurrë „, e përkujton me buzëqeshje Florimi atë moment“. Me siguri se edhe unë jo. Asnjëherë nuk më kishte shkuar ndërmend se do të bleja restorant „. Kjo ndodhi në muajin nëntor 2019. Pra pak para se pandemia ta paralizojë botën dhe me të, edhe gastronominë. Fillimisht, ideja e Florimit ishte që ta huazojë „Krone“. Ishte e pamundur që të gjendej ndokush për të hapur restorant në kohë krize. Në këtë mënyrë, „Krone“ mbeti i mbyllur.

Gjatë masave të kufizimit, Florimi filloi ta riparojë komplet restorantin. Deri atëherë, ai nuk kishte ndonjë përvojë me gastronominë. „Restoranti po bëhej gjithnjë e më i bukur dhe i thash vetvetes: Florim, bëj diçka personalisht“. Bashkëshortja Daniela, e cila paraprakisht ishte e punësuar në sferën e gastronomisë dhe tani punon në sferën HR, e përkrahu idenë e bashkëshortit të saj.

Shumë shpejt u bë e qartë: „Krone“ do të duhej të shndërrohej në „Tricolore“. „Për çdo vit shkojmë në Itali për pushime dhe e duam kuzhinën italiane. Por kur bëj diçka, e bëj si duhet. Nuk doja të ofroja çfarëdo pice, por më të mirën“. Shumë shpejt u gjet edhe përgatitësi i duhur i picave. Angelo Piccoli e njeh Florimin që nga një qendër mallrash në rrugën „Bahnhofstrasse“ të Cyrihut. Atje, Piccoli ishte menaxhues i picave, ndërsa Florimi detektiv. “Angelo i përgatit picat më të mira që ndonjëherë i kam shijuar”, pohon Florimi, transmeton portali Shtegu.

Florimi i investoi rreth gjysmë milion franga në rinovim. „Qëllimi ynë ishte që ta modernizojmë, por t`ia ruajmë sharmin e lashtësisë së një restoranti të fshatit“, shpjegon Florimi. Për Angelo Piccolin një rrugë e rrënuar në tarracë, u zëvendësua nga një kuzhinë picash. Edhe 15 dhomat e hotelit Florimi i rinovoi me shumë kontribut të vetin personal. U krijuan dhoma bashkëkohore dhe funklsionale me banjo.

Për përgatitësin e picave përshtatet një shef i kuzhinës nga Palermo

Përderisa me Angelo Piccoli shumë shpejt u zgjidh çështja e përgatitësit të picave, kërkimi për shefin e kuzhinës shkoi pak më gjatë. Florimi e gjeti atë në Palermo, kështu që Angelo Sandovalle erdhi në Freiamt. Florimi u ngazëllye: „Ai është artist në kuzhinë“.

Jo vetëm që mungesa e personelit ishte një sfidë në gastronominë Abazi. Në shërbimin e lokalit me rreth 200 ulëse, për momentin vetëm Benjamin Tunc është i angazhuar. Edhe për shkak të mungesës së personelit, „Krone“ u hap vetëm më 11 nëntor. „Gjatë fundjavës praktikisht gjithçka ishte e stërmbushur“: Për këtë arsye, gjatë kësaj kohe boshllëkun e plotësonte bashkëshortja e Florimit, ndërsa dy kamariere të reja punës do t`ia fillojnë në muajin janar.

Banorët vendës si duket janë të kënaqur që restoranti i tyre sërish është hapur. Edhe gjatë vizitës së gazetarëve të „Aargauer Zeitung“, tavolina e mysafirëve të rregullt ishte e vizituar mirë. „Jemi të befasur se sa mirë na pranuan banorët këtu“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...