20:30:54 2018-01-18
Një familje shqiptare pesanëtarëshe është dëbuar nga një pronë e uzurpuar, në dalje të urës në Forestou.
Mëngjesin e hershëm të premtes së kaluar, një grup i madh i policisë, ka rrethuar pronën e uzurpuar në dalje të urës në Forestou, të Brestit në Francë. Pronari i saj nuk jeton në Brest. „Nuk e dinim se sa persona saktësisht do të gjejmë në brendinë e saj“, pohojnë nga forcat e rendit. Të mobilizuar kanë qenë diku rreth 60 policë francezë.
Forcat e rendit e dëbuan një familje shqiptare, në mesin e së cilës kanë qenë edhe tre fëmijë, prej të cilëve dy shkollarë, shkruan „ouest-france“, përcjellë Shtegu.com. Dy shqiptarë të rritur, kanë qenë të pranishëm në vendngjarje. Gjithsej, në këtë pronë kanë jetuar rreth 20 persona në mënyrë të kohëpaskohshme.
„Ata ishin shumë diskretë, drita rrinte gjithnjë e ndezur“, ka dëshmuar një fqinj. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar ndonjë zhurmë apo tubim të personave“. Familja është shoqëruar
E shoqëruar në një furgon të paregjistruar, familja është dërguar në një hotel në Landerneau, në pritje të një vendimi të komunës. Si parashtrues të kërkesës për azil, ata janë të gjithë në situatë të rregullt.
Dëbimi është realizuar në qetësi. (Shtegu.com)

