Zidane: Shpresoj që Bale të largohet sa më shpejt

Date:

2019-07-21
 

 

Reali i Madridit u mposht me rezultatin 3-1 nga Bayerni i Mynihut në sfidën e vlefshme për International Champions Cup, ndërsa në fund të takimit, Zinedine Zidane dërgoi një sinjal të qartë për uellsianin Gareth Bale.

Ky i fundit nuk luajti asnjë minutë, ndërsa trajneri francez i Realit konfirmoi se nuk e ka në plane dhe se po pret që të largohet sa më shpejt, ndaj nuk ka ndërmend ta aktivizojë.

“Bale nuk luajti sepse është për të ikur. Po punojmë për largimin e tij në një tjetër klub dhe situata është e tillë që sa më shpejt të largohet, aq më mirë do jetë për të gjithë. Nuk kam asgjë personale me të, por thjesht ka ardhur koha që të marrim disa vendime dhe njëri prej tyre është të largojmë Bale”, tha Zidane.

Uellsiani iu bashkua Realit të Madridit në verën e 2013-ës dhe në 6 sezone, ka zbritur në fushë plot 155 herë, duke shënuar edhe 78 gola, por nuk bën pjesë në planet e Zidane dhe klubi spanjoll po kërkon një destinacion të ri për të./KOHA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...