Zhdukja e Florijana Ismailit – Janë prononcuar edhe Federata e futbollit zviceran dhe BSC Young Boys

Date:

14:19:07                    2019-06-30

 

 

Futbollistja shqiptare e Përfaqësueses zvicerane, Florijana Ismaili është zhdukur që nga e shtuna. Tani është pronocuar edhe Federata zvicerane e futbollit.
Që nga kërcimi në ujë nga një varkë e vogël e huazuar me qira në liqenin e Komos, futbollistja shqiptare 24-vjeçare, Florijana Ismaili është shpallur e zhdukur. Tani, gjithashtu është pronocuar edhe Federata zvicerane e futbollit dhe klubi i saj YB. Në një deklaratë të thuhet: „Federata zvicerane e futbollit dhe përgjegjësit e ekipit BSC Young Boys janë informuar se Florijana Ismaili është zhdukur që të shtunën pasdite, në liqenin Komo pas një fatkeqësie në ujë“.

Kërkimet janë duke u zhvilluar edhe më tej me intensitet të plotë. „Jemi tronditur shumë, por nuk e kemi humbur shpresën se gjithçka do të kthehet në të mirë“, vazhdon deklarata më tej, përcjell Shtegu.com.

Ata duan të informohen sa më shpejt të jetë e mundur, po që se paraqiten informata të tjera. Federata dhe klubi janë në kontakt të ngushtë me anëtarët e familjes dhe kërkojnë mirëkuptim që nuk mund të jepet asnjë informatë për momentin“.

Florijana, e cila me prejardhje është nga Lugina e Preshevës, ku jetojnë shumë shqiptarë, nga ta është pagëzuar si „Shaqiri femër“, shkruan „20 Minuten“. Në një portret trevjeçar ajo përshkruhet si një grua e lumtur. Pasionin për futboll e trashëgoi nga i ati, i cili gjithashtu luante futboll dhe e merrte me vete, kur shkonte të luaj. Florijana Ismaili citohet të ketë thënë: „Kur luaj futboll, i harroj të gjitha shqetësimet e përditshmërisë. Idhulli i saj ishte futbollistja Fatmire Alushi.

Kohë më parë, nga Këshilli Kombëtar Shqiptar ajo u shpall Ambasadore e Luginës.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...

Punëdhënësi kosovar gjobitet në Gjermani me 27 mijë euro

Gjykata e Qarkut Halle (Saale) gjobiti një punëdhënës 46-vjeçar...