Fushat kyçe në të cilat Brukseli dëshiron të shohë përparim në vjeshtë nëse duam dritë jeshile që të nisin negociatat në tetor janë reformat në gjyqësorin, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, tha ambasadori i BE në vendin Samuel Zhbogar dhe shtoi se nuk do të hyjmë ne në BE, por ne duhet të sjellim Unionin në shtëpinë tonë.
“Zgjidhja për datën duhet të ndodh, por vendi tashmë ka filluar rrugën për në BE me shqyrtimin shpjegues, gjë që do të shkurtojë kohën kur fillojnë negociatat për anëtarësim. Është e nevojshme të vazhdohet me kryerjen e reformave, dhe më të rëndësishmit janë sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit”, vlerëson ambasadori i BE.
Zhbogar shprehu mbështetjen për Prokurorinë Publike dhe për hapat e tyre të fundit vendimtarë.
“Ka pasur hapa vendimtarë nga prokuroria publike kohët e fundit. Ne mbështesim aktivitetet e tyre dhe në të njëjtën kohë presim me padurim zgjidhjen për funksionimin e Prokurorisë së Posaçme Publike në të ardhmen. Dorëheqja e djeshme e Janevës shtoi presion dhe përgjegjësi shtesë ndaj udhëheqësve politikë dhe parlamentit për të gjetur një zgjidhje”, thotë ambasadori i BE./Zhurnal

