Zgjedhjet shqiptare në sytë e mediave ndërkombëtare

Date:

Shqipëria përgatitet për një situatë të tensionuar zgjedhore e mban një palë zgjedhje si asnjë tjetër që prej daljes nga komunizmi në 1990-tën, thotë BBC, duke treguar që në fillim të lajmit sesa të veçanta konsiderohen këto zgjedhje të shumë diskutuara lokale në vendin tonë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, vazhdon ajo, u angazhua fort në fushatën elektorale për lokalet e së dielës, edhe pse kandidatët e tij socialistë nuk kanë thuajse asnjë lloj opozite në kutinë e votimit.

Kjo, shpjegon gjiganti britanik i mediave, vjen si rezultat i opozitës qendrore në vend, e cila i ka bojkotuar këto zgjedhje. Por në pasqyrimin e BBC-së përmendet dhe thirrja e drejtuar militantëve opozitare për të ruajtur qetësinë e shmangur dhunën që ka shoqëruar disa prej protestave të saj, që paraprinë procesin zgjedhor, me thirrjet për dorëheqjen e kreut të ekzekutivit e mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Nuk lihet pa përmendur edhe momenti që i shtoi dramën situatës përpara votimit, vendimi i Presidentit shqiptar Ilir Meta për ta shtyrë atë dhe përplasja me Kryeministrin që e hodhi poshtë zhdekretimin e tij, e nisi, siç thekson BBC, lëvizjet për të fajësuar kreun e shtetit, dikur aleat të vetin.

Çfarë ndodh të dielën, është pyetja e shtruar, se cilës i bën këtë shpjegim: votimi po ecën përpara, me kritikët që as nuk i etiketojnë si zgjedhje duke marrë parasysh mungesën e konkurrencës. Disa kryebashkiakë lokalë të opozitës kanë përdorur kompetencat e tyre për të ndaluar përdorimin e ndërtesave publike, siç janë shkollat, si vendvotime.

Mbështetësit e tyre janë përleshur me policinë dhe në disa raste i kanë vënë zjarrin fletëve e kutitë te votimit.

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike më të madhe të opozitës, ka qenë nën presionin ndërkombëtar për të frenuar militantët, thekson BBC, duke nënvizuar sesi në prag të votimit, ai i kërkoi atyre të përmbahen nga dhuna. Rama, vazhdon media britanike, e ka tallur pa mëshirë atë dhe gruan e Presidentit që drejton një prej partive të opozitës.

“Associated Press” flet për një palë zgjedhje lokale që papritur morën një rëndësi mjaft më të madhe se zakonisht si test i demokracisë në vendin ish komunist që shpreson të çelë negociatat e anëtarësimit me BE-në. Shqipëria, thotë DW, përballet me situatë të paprecedentë! Dy data zgjedhjesh, heshtje zgjedhore si edhe mosbindje civile.

Rreziku i akteve të dhunës është i pranishëm, prandaj policia po angazhohet maksimalisht. Për Al Xhaziren, Shqipëria i është drejtuar një palë zgjedhjeve përçarëse, megjithatë për rezultatin e tyre nuk ka asnjë dyshim, thotë ajo: opozita do të humbasë pushtetin në të gjitha njësitë administrative që kontrollon aktualisht./topchannel

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...