Zëri i Gazi Babës së vogël kumbon edhe në qiellin e Alaskës
12:33:50 2016-07-09
Në një emision të inçizuar nga „Albanian Culture“, i postuar në Youtube, disa gazetarë kishin vizituar shtetin më të largët të SHBA-ve, Alaskën, për të paraqitur jetën e shqiptarëve të atjeshëm. Midis të tjerash, në emision paraqitet edhe piloti shqiptar, Nexhati Tifeku, i cili me prejardhje është nga lagja Gazi Babë e Shkupit, ndërsa për suksesin e tij, profesionin dhe ngjarjet më të rëndësishme nga jeta e tij, mund t`i ndiqni në videon e mëposhtme.