Zaharieva: Gabim nëse nuk fillojnë negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Date:

 
 

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva sot theksoi se është e mundur deri në tetor të sillet vendim për fillimin e negociatave për hyrje në Bashkimin Evropian të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë.

 

“Nëse është e mundur të marrin të dy shtetet, nuk mund të jem e sigurt. Lajm i mirë është që nuk ndahen të dy vendet, siç donin disa vende të Bashkimit Evropian. Vendimi është, jo më vonë se në tetor Këshilli të kthehet drejtë shqyrtimit të temës dhe të rekomandojë fillim të negociatave”, theksoi Zaharieva.

Ajo potencoi se Bullgaria i mbështet edhe të dy vendet. “Ne vlerësojmë se do të jetë gabim historik nëse nuk fillojnë negociatat me të dy vendet tani”, potencoi Zaharieva. Ministrja potencoi se opozita e Bullgarisë me vite është e qartë, duke thënë se Sofja i jep mbështetje të fuqishme për zgjerim BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor./ina

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...