Zaev nuk e kërkoi numrin e El Chekës, por u tall me Ali Ahmetin! (Video)

Date:

Shkruan: Arsim Selmani

Po e vërej një tendencë që e përhapën fillimisht mediumet e afërta me BDI-në, e pastaj e transmetuan të gjitha mediumet tjera. Tendenca është për të ndryshuar karakterin e deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev lidhur me EL Chekën.

Nëse e dëgjoni me vëmendje deklaratën e Zaevit do të vëreni se ai nuk e kërkon seriozisht telefonin e El Chekës, por në mënyrë tallëse i përgjigjet pyetjes së Ali Ahmetit se pse El Cheka. Po e theksoj se Zaev kur thotë “ma jepni numrin e El Chekës ta pyes pse bre shok ti nuk publikon bomba për mua por vetëm për BDI-në”, përgjigjet në stil ironik ndaj pyetjes së gazetarëve për të komentuar deklaratën paraprake të Ahmetit. Ja po ju dërgoj edhe linkun e videos dhe ju lutem juve si Lajm ta publikoni që të krijohet pasqyrë më e qartë.

Të ju rikujtoj se akuza e Ali Ahmetit se El Cheka po publikon vetëm biseda të BDI-së nuk janë të sakta. Janë akuza që shërbejnë për muhabet në kanagjegjet e BDI-së, që nuk u interesojnë më shqiptarëve.

Për hir të vërtetës duhet të rikujtojmë se El Cheka ka publikuar disa “bomba” për VMRO-në, mirëpo un e inkurajoj që të mos merret me maqedonasit. Interesi jonë si shqiptarë është që të pastrohet oborri jonë nga bërlloku.

Edhe Zaevi nuk publikoi “bomba” për BDI-në, por vetëm disa të rralla. Interesi i Zaevit ishte që ta pastrojë oborrin e maqedonasve prej bërllokut, prandaj edhe interesi i El Chekës duhet të jetë ta pastrojë oborrin e shqiptarëve nga bërlloku.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...