Xhemail Dauti në përvjetorin e SHBA-ve (Foto)

412 Lexime

Presidenti i Kompanisë Dauti Komerc, Xhemail Dauti me ftesë së ushtrueses së detyrës ambasadore e shteteve të Bashkuara të Amerikës MIkaella Shvejcer Bllum,ka mërë pjesë në pritjen  me rastin e përvjetorit të 243 të SHBA-ve.Në këtë event në të cilin kanë marë pjesë një numër i madh i personaliteteve të shumta nga jeta politike,diplomatike dhe afariste pronari i kompanisë, Xhemail Dauti ka shkëmbyer biseda të shumta me diplomatë dhe afaristë të ndryshëm duke i njoftuar ato me punën e kompanisë së tij, dhe i ka ftuar ato që të vizitojnë dhe të njihen e punën e kompanisë Dauti Komerc.

4 Korriku shënon ditën e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.

Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve është njëri ndër dokumentet politike më me rëndësi në botë, që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi, por është gjithashtu edhe dokumenti i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës.

Shpallja e Pavarësisë së Amerikës shënoi shkëputjen e kolonive nga Britania e Madhe 243 vjet më parë, por ajo ishte vetëm fillimi i vendosjes së lirisë në këtë vend, pasi në atë kohë në shumë koloni praktikohej skllavëria, gratë nuk gëzonin të gjitha të drejtat për të cilat bëhej thirrje në Shpalljen e Pavarësisë dhe fatkeqësisht indiano-amerikanët vendas u detyruan të shpërnguleshin nga toka e tyre, ndërkohë që kolonët e ri kishin filluar të vendoseshin anë e mbanë vendit. /Top-lajme/