Njëra ndër veturat më të preferuara në Zvicër është VW Golf

164 Lexime

19:10:06              2019-07-04

 

VW Golf është njëra ndër veturat më të suksesshme europiane. Në Zvicër ka filluar të shitet para 45 vitesh, në këtë muaj. Dhe, në Kantonin Graubünden është njëra ndër veturat më të njohura.

Si pasues i „breshkës“ legjendare, VW Golf gëzon popullaritet të madh, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Ky fenomen është i pranishëm edhe në Kantonin Graubünden, siç konfirmohet nga Richard Peretti, nga departamenti për komunikacionin rrugor. Shifrat flasin qartë për këtë.

„Nga 118,000 automjete të regjistruara, rreth 6,000 janë modele të VW Golf. Ky është një numër i madh i një lloji të vetëm veturash“, thotë Peretti.

Që nga fillimi i shitjes në korrik 1974, VW Golf ishte njëra nga veturat më të dashura, edhe në mesin e banorëve të Graubündenit. Tani, nga fillimi i vitit të ardhshëm është planifikuar futja e gjeneratës së tetë të modelit Golf. Me këtë rast, përgjegjësit duan të shesin së paku 700,000 vetura vetëm në Zvicër. Kjo është bërë e ditur nga një publikim i mediave të AMAG Import AG.