Xheladin Murati me libër për pedagogjinë dhe zhvillimin e saj

Date:

Tetovë, 19 qershor – “Pedagogjia dhe zhvillimi i saj sot” është libri më i ri profesor Xheladin Murati, i cili këto ditë doli nga shtypi. Ky libër është një sintezë e qasjeve të shumta dhe e teorisë dhe praktikës pedagogjike që më pak ose më shumë janë të pranishme në procesin zhvillimor të pedagogjisë. Libri trajton dhe shtjellon procesin e zhvillimit si dhe punën pedagogjike që duhet të ndërmerret në zhvillimin dhe reformimin e pedagogjisë, shkruan gazeta KOHA.

Libri është i pari i këtij lloji tek ne. Autori i librit, mes tjerash synon të japë përgjigje në shumë pyetje të zhvillimit dhe të reformimit të saj siç është pedagogjia dhe edukimi, ç’është teoria, cili është raporti i teorisë me praktikën pedagogjike, si ndërtohet sistemi teorik i pedagogjisë etj. Libri paraqet një projekt studiues për zhvillimin e pedagogjisë. Zhvillimi është një problem shumë i komplikuar, ndërsa autori ofron anët pozitive të reformimit dhe fuqizimin e saj teorik.

Së pari, autori arriti që përmes librit të prezantojë mundësinë e teorizimit të zhvillimit të pedagogjisë në rrethanat e zhvillimeve të hovshme shkencore-teknologjike. Së dyti, autori pothuajse e braktisi të kaluarën, duke ngritur në të njëjtën kohë qasjen aktuale të zhvillimit të pedagogjisë dhe të reformimit të saj. Së treti, në këtë libër autori dëshmon për rëndësinë e ndërlidhjes së teorisë me praktikën për zhvillimin e mendimit pedagogjik dhe për parimin e tij. Pastaj, autori thekson dhe vë në pah rëndësinë e veçantë të kërkimeve shkencore për bashkëkohësimin e pedagogjisë.

Autori u ofron studentëve dhe studiuesve një tekst komplet mbi konceptin zhvillimor dhe reformues të pedagogjisë të mbështetur në përvojën dhe teorinë pedagogjike. Ai shpjegon dhe elaboron proceset kryesore që trasojnë rrugët e reformimit. Prandaj libri është një udhërrëfyes për organizimin e studimeve të pedagogjisë, modernizimin e saj dhe reformimin në segmente të ndryshme. (koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...