Vritet një taksist në Lucern, policia zvicerane në kërkim të autorit të dyshuar

Date:

Në qytetin e Lucernit, një person ka ndërruar jetë të enjten pranë taksisë së tij. Policia dyshon se bëhet fjalë për vrasje.

Natën e së enjtes, një taksist ka vdekur në qytetin e Lucernit në Zvicër. Sipas raportit të policisë, vetura taksi është përplasur nënjë pemë rreth orës 02:15. Ekipi i urgjencës e ka gjetur viktimën pranë veturës së tij dhe ka mundur vetëm ta konstatojë vdekjen e tij. Taksisiti kishte prerje dhe plagë me thikë.

Autori i dyshuar është në arrati. Masat përkatëse të kërkimit kanë filluar. Ende nuk dihen rrjedha e krimit dhe motivi, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Policia është në kërkim të një personi të panjohur në lidhje me këtë krim. Ai ka të veshur një kapelë të errët, një jelek të zi, pantallona blu të errët dhe këpucë bezhë me take të lehta.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...