Vriten babai dhe i biri në Zvicër

Date:

Një prind dhe i biri i tij, të moshës 47 dhe 23-vjeçare, janë gjetur të vdekur në një kampshtëpizë pranë fashit Sorens në Zvicër. Të dy personat me vendbanim në Kantonin Vaud, dyshohet se janë vrarë, përderisa një i dyshuar është arrestuar.

Policia Kantonale e Fribourgut të mërkurën rreth mesditës ishte informuar, për zhdukjen shqetësuese të një babai dhe djalit të tij, të moshës 47 dhe 23-vjeçare, nga shtëpia e tyre në Kantonin Vaud. Në bashkëpunim me Policinë Kantonale të Vaud dhe mbi bazën e informatave të mbledhura, u zhvillua një aksion i madhë kërkimi policor, veçanërisht në rajonin e Sorens, shkruan „La Liberte“, transmeton Shtegu.com.

Në të njëjtin rajon, kërkimi rezultoi me sukses, pasi nënjë tjetër kampshtëpizë, policia gjeti trupat e pajetë të babait dhe djalit të tij, të cilët u raportuan të zhdukur. Me sa duket, ata u qëlluan për vdekje me armë, raporton Policia Kantonale e Fribourgit.

Gjatë operacioneve policore, është arrestuar një person tridhjetëvjeçar. Ai e pranoi përfshirjen e tij në këtë krim. Gjatë kontrollit, një armë zjarri u gjet dhe u konfiskua. Hetimi do të përpiqet të përcaktojë rrethanat e sakta në të cilat është kryer kjo tragjedi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...