Vritet një shqiptar në Francë, një tjetër plagoset rëndë

Date:

23:38:14               2017-12-04

 

 

 

 

Dy persona të plagosur me armë zjarri janë sjellur mbrëmjen e së shtunës në urgjencën e një spitali në Annecy të Francës. Një lajm të tillë e ka konfirmuar Prokuroria e qytetit Annecy, e cila thekson se aktualisht janë duke u zhvilluar hetime intensive për ndriçimin e rastit, të policisë franceze nga Haute-Savoie, në bashkëpunim me xhandarmerinë e Savoie. Hetuesit janë në posedim të provave materiale të cilat do të mund ta zbardhnin shumë shpejt rrjedhën e ngjarjes.

Rreth orës 19.00 të së shtunës, ekipet e shpëtimit kanë sjellur në spital një person të plagosur, i cili disa minuta më vonë ka ndërruar jetë, shkruan „Le Dauphine“, përcjellë „Shtegu.com“. Pas pak kohe, një person tjetër, gjithashtu i lënduar rëndë, është sjellë në urgjencë nga një automobilist. Një skenë sureale e cila i ngjante asaj të tetorit të vitit 2015.

Sipas hetimeve fillestare, në të dy rastet bëhet fjalë për individë të komunitetit shqiptar. Që të dy personat janë plagosur në të njëjtin rreth, në Komunën Chavanod. Dyshohet se ngjarja ka të bëjë me larje hesapësh në mes të trafikantëve të lëndëve narkotike, pasi në xhepat e dy viktimave janë gjetur shuma të mëdha parash. (Shtegu.com)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...