Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Wilchingen të Zvicrës. Në një pallat familjar është gjetur një grua e plagosur rëndë, e cila më vonë vdiq nga plagët e pësuara. Autori i dyshuar fillimisht u arratis, e më pas ia mori jetën vetvetes.
Të martën në mbrëmje rreth orës 22:00, në një banesë në Wilchingen të Schaffhausenit është gjetur një grua e plagosur rëndë, informon Shtegu.com. Siç raportohet nga Policia e Kantonit në Schaffhausen, megjithë masat e menjëhershme të shpëtimit, ajo nuk ka mundur të mbijetojë dhe vdiq në vendin e ngjarjes.
Sipas njohurive aktuale, gruaja ishte viktimë e një vrasjeje. Kryerësi i dyshuar kishte lidhje me viktimën dhe pas krimit, kreu vetëvrasje në Lottstetten të Gjermanisë.
Rrjedha e ngjarjeve dhe motivi i krimit janë objekt i hetimeve të vazhdueshme.

