Vritet me thikë një person në Zvicër

Date:

16:50:14                 2019-05-05

 

Në Killwangen të Zvicrës ka ndodhur një vrasje e rëndë, me ç`rast jetën e ka humbur banori 57-vjeçar Sadik R.. Ngjarja tragjike ka ndodhur natën e së dielës, rreth orës 03.00 të mëngjesit, kur viktima është therë me thikë para banesës së tij.
Sipas mediave zvicerane, bëhet fjalë për Sadik R. (57) i cili kishte pësuar plagë të rënda, sa që pas pak kohe ka ndërruar jetë në spital. Sulmuesi edne është në arrati.

Policia gjeti 57-vjeçarin në një banesë të një ndërtese në rrugën „Zelgmattstrasse“ natën e së dielës, ka shkruar në një komunikatë ajo, përcjell Shtegu.com. Sipas hetimeve fillestare, viktima mund të jetë sulmuar para shtëpisë. Viktima ka pësuar therje të rënda, ndërsa një ambulancë e ka dërguar në spital. Por gjithçka ka qenë vonë: Ai iu nënshtrua lëndimeve të tij.

Fqinji Alfred G. (85) është i tronditur: „Sapo mësova se Sadiku është vrarë. Një i afërm i tij më tregoi, e njihja për më shumë se 20 vite. Ai ishte një person shumë miqësor dhe punëtor“.

Ibrahim Thaqi, 34 vjeç, gjithashtu është i pikëlluar për humbjen e të afërmit të tij: „Ishte një tronditje për mua kur mësova se shoku ynë Sadiku është vrarë. Ai ishte një person i përsosur: Ai ishte aq i afërt me të gjithë, kurrë nuk sillej keq“.

Sadiku ishte i njohur në këtë zonë: Ai herë pas here ngjyroste banesat e fqinjve, përcjell Shtegu.com. Djali i tij e ndihmonte. Pranë një pike karburantesh, ai kishte marrë me qira një garazh ku e ruante materialin e tij të punës.

Policia menjëherë filloi kërkimet për sulmuesin. Deri tani pa sukses.

 

 

 

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...