Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut dyshohet se ka qëlluar mbi dy motra duke i lënë të vdekura.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Bajram Dushi”.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, shkruan gazeta Mapo, transmeton Shtegu.com.
Dyshohet se dy motrat janë vrarë pasi njëra prej tyre kishte refuzuar të vazhdonte lidhjen me autorin.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

