Vriten dy gra në Austri, policia në kërkim të vrasësit

Date:

Në orën 08:45 të mëngjesit të së shtunës, në Faaker See të Austrisë ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Sipas informacioneve fillestare, një i panjohur ka qëlluar një grua nga vetura dhe gjithashtu flitet edhe për një viktimë të dytë. Një tjetër grua thuhet se është qëlluar në Wernberg

Mbetet ende e paqartë se si ka ndodhur sulmi. Një grua thuhet se është qëlluar para një restoranti në Drobollach, shkruajnë mediat vendore. Tani edhe policia e ka konfirmuar këtë rast, transmeton Shtegu.com. Një fëmijë që ishte me gruan dyshohet se kak shpëtuar pa pasoja. Në lidhje me viktimën e parë nuk ka informata më të hollësishme.

Autori i krimit u arratis në një veturë të madhe, të bardhë. Tashmë. helikopteri i policisë „Libelle“ është duke kërkuar për personin e dyshuar të armatosur në rajonin Villach.

Ndërkohë, një sulm tjetër thuhet se ka ndodhur jo larg skenës së parë të krimit në Wernberg. Dyshohet se edhe atje është vrarë një tjetër grua. Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga policia.

Sipas banorëve, njësiti special Kobra ka intervenuar në një godinë familjare.

Policia austriake apelon që popullata të jetë e kujdesshme dhe të qëndrojë nëpër shtëpitë e tyre.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...