Vozitësi maqedonas shkakton mbylljen e tunelit në Gjermani

Date:

Më 08.11.2024, rreth orës 21:00, një vozitës kamioni 56-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka qenë duke drejtuar kamionin e tij gjysmërimorkio të regjistruar në Kroaci në BAB A93 në drejtim të Holledaus

 

Pavarësisht ndalimit të parakalimit të kamionëve, ai parakaloi një veturë të drejtuar nga një 62-vjeçar në tunelin Pfaffenstein. Kur dy automjetet u kthyen në korsinë e djathtë shumë herët, ndodhi një aksident dhe ato u futën në tunel.

 

Rezultati ishte që tuneli në FR Holledau u mbyll për rreth 30 minuta, transmeton portali Shtegu. Për fat të muië nuk ka të lënduar, dëmi material kap vlerën e rreth 12.500 euro.

 

Shkelja e trafikut të kryer nga vozitësi maqedonas i cili e ka shkaktuar aksidentin është dënuar në vend dhe i është shqiptuar gjoba.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Të ardhurat mesatare të një familjeje në Zvicër arrijnë në 7.209 franga në muaj

Rritja e të ardhurave mbetet pothuajse e papërfillshme, ndërsa...

URAPRESS.CH – URA MES ATDHEUT DHE DIASPORËS!

Në botën e sotme të informacionit, ku çdo zhvillim...

Kulla Restaurant në Grenchen – shija e traditës shqiptare në zemër të Zvicrës

Në qytetin e Grenchenit, në kantonin e Solothurnit, Kulla...