Vogëlushja trevjeçare shkatërron „mizën“ e shtrenjtë 50’000 euro

52 Lexime

16:56:36                2019-06-17

 

 

Ky është panairi më i rëndësishëm dhe më i shtrenjti në botë, me nivelin më të lartë të sigurisë. Megjithatë, një vajzë trevjeçare nga karroca ka arritur të shkatërrojë një vepër arti me vlerë prej 56,000 frangash në Art Basel.

Kjo mizë nuk fluturoi shumë nga „foleja“ e saj. Për këtë u përkujdes një vogëlushe trevjeçare, e cila ka qenë në karrocë të cilën po e shtynte e ëma e saj përskaj veprave të skultores së njohur gjermane, Katharina Fritsch (63).

Nga të gjitha pikturat dhe veprat t artit me vlerë deri në 20 milionë franga, vogëlushes më së tepërmi i pëlqeu „miza“ të cilën e hodhi në tokë, me ç`rast ia shkatërroi krahët e bardhë.

Siç shkruan edhe „Bild“-i gjerman, u dëgjuan „britma të ashpra të vizitorëve të tmerruar“ dhe nëna ishte afër lotëve, informon Shtegu.com.
Një punëtor i ekspozitës së artit kishte paralajmëruar nënën: „Ju duhet të prisni këtu. Ju lutem, qëndroni“. Më pas, nëna i dha të dhënat e saj personale, ndërsa vajza dukej „fajtore“ dhe „e turpshme“.

Fillimisht ishte e paqartë se kush do të paguante për dëmin. Sigurimi i përgjegjësisë zakonisht është i kufizuar për shkak të të ashtuquajturës „paaftësi deliktesh“ të fëmijëve.