Mullixhiu i Bledar Kolës në librin me renome botërore të recetave

173 Lexime

Rrollatë me spinaq e me salcë kosi, oriz të pudrosur dhe pluhur vertena? Ushqimi me tinguj ekzotikë nuk shërbehet këtu në Gjermnai, por në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Në retorantin Mullixhiu (gjermanisht: Müller), një restorant me famë botërore që për katër vite është duke u menaxhuar nga Bledar Kola.

Në kohën e ekonomisë së dobët, korrupsionit dhe luftës civile në Kosovën fqinje, Bledari 36-vjeçar ishte larguar nga vendlindja e tij, e cila është ende njëri nga vendet më të varfra në Europë. Në atë kohë, tradita e pasur e kuzhinës e vendit të varur nga bujqësia, pothuajse ishte harruar, shkruan „Badische Zeitung“, transmeton Shtegu.com. Duke filluar me larjen e pjatave në Londër, ai vazhdon profesionin si kuzhinier në shtetet skandinave, në tempujt e kënaqësive „Noma“ dhe „Fäviken“, por gjithnjë me vendlindjen në zemër.

„Noma më ndihmoi të gjeja vetveten, më dha vetëbesim. Nëse vendet nordike mund të rikrijonin vetveten, atëherë kjo është emundur edhe në Shqipëri“, thotë ai për shkëndijën e tij fillestare si një gastronom i pavarur.

Ushqime orientale, italiane, greke: Kuzhina shqiptare nga gjithçka ka ngapak dhe është edhe e pavarur. Slow Food, si ai i gjyshërve, me qëllim praktikohet në restorantin Mullixhiu: Bluarje drithërash për bukët e larmishme dhe brumërat e makaronave mekanikisht, të cilët më pas gatuhen. Përdorimi i një kokrre drithi që mund ta ndjeni midis dhëmbëve, shumë gjalpë dhe vaj ulliri aromatik. Në meny: Brumëra të thatë me ullinj dhe ricotta apo shafran dhe kaki. Kungull i zier me petë. Ëmbëlsirë joshëse me gështenja, boronica dhe trumzë.

Në ndërkohë, edhe gazetat më me renome në Gjermani (siç është edhe Berliner Zeitung), kanë vazhduar të shkruajnë për kuzhinën shqiptare, falë gastronomit Bledar Kola.

Me recetat e zgjedhura, ju mund të nuhatni në kuzhinën e re shqiptare në librin shumë të vlerësuar nga Insel-Verlag dhe të frymëzuar nga Bledar Kola, të merrni frymëzim për krijimet tuaja me përbërës vendas. Ia vlen gjithashtu një vështrim në faqen e internetit të Mullixhiu: mullixhiu.al

 

Bledar Kola: Text von Ursula Heinzelmann, Fotos von Manuel Krug. Insel-Verlag, 28 Euro.

Bledar Kola, Ursula Heinzelmann
Die neue albanische Küche – Mediterran, Modern, Mullixhiu