Vodhën pluhur qumështi nga barnatoret, arrestohen dy shqiptarë dhe një maqedonas

Date:

14:09:08              2018-01-24

 

 

Policia gjermane, të hënën ka arrestuar dy shtetas shqiptarë (25 dhe 26-vjeçar) dhe një maqedonas 28-vjeçar, të dyshuar për plaçkitje të artikujve ushqimorë për fëmijë. Hetimet i ka ndërmarrë policia gjermane, shërbimi për krime (LKA 26).

Një detektiv përgjegjës i një zinxhiri të barnatoreve në Hamburg, ka vëzhguar se si tre persona kanë vjedhur në tre barnatore të ndryshme. Me këtë rast, ai ka informuar policinë, duke siguruar daljen nga barnatorja.

Gjatë përpjekjes për të dalë nga barnatorja me çanta të mbushura me mall të vjedhur, oficerët e policisë ndërhyjnë dhe i arrestojnë, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë Shtegu.com. Nëpër çanta janë gjetur pluhur qumështi në një vlerë prej rreth 390 eurosh, të cilat i janë kthyer pronarit.

Sa i përket vjedhjeve paraprake, bëhet fjalë gjithashtu për pluhur qumështi, ka pohuar detektivi që i ka vëzhguar. Gjatë kontrollit që i është bërë shqiptarit 25-vjeçar, tek ai është gjetur një thikë xhepi e cila i është konfiskuar.

Që të tre të arrestuarit dyshohet se kanë qëndruar ilegalisht në Gjermani. Hetimet janë në rrjedhë e sipër deri në ndriçimin e plotë të rastit, pasi dyshohet se ata mund të kenë kryer edhe vepra të tjera penale. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...