VLEN: Me një zë, shqiptarët vulosën fundin e epokës së Ahmetit!

Date:

Koalicioni VLEN ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar rezultatin si fundin e “epokës së Ahmetit” dhe fillimin e një vizioni të ri për politikën shqiptare

Në komunikatën e tyre, VLEN thekson se zgjedhjet që shumëkush i quajti “referendum” përfunduan si një gjykim politik ndaj atyre që për 23 vite e mbajtën peng popullin shqiptar me gënjeshtra dhe mashtrime.

“Qytetarët folën qartë se koha e manipulantëve ka mbaruar. Të dy rrethet e këtyre zgjedhjeve dëshmuan se Bashkimi Demokratik për Integrim është fshirë nga harta politike e Maqedonisë së Veriut. Pas dy dekadash manipulime, kjo parti është shndërruar në një strukturë minore, pa mbështetje dhe pa legjitimitet politik,” thuhet në reagimin e VLEN-it.

Sipas tyre, votuesit shqiptarë shprehën qartë vullnetin për ndryshim duke mbështetur koalicionin në shumicën e komunave me peshë politike.

“Në rrethin e parë, VLEN fitoi bindshëm në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhelinë dhe Tearcë. Në rrethin e dytë, shqiptarët e vulosën ndryshimin në Bogovinë, Dibër, Strugë, Dollnen dhe Tetovë. Këto fitore nuk janë rastësi – janë refuzim i hapur i politikës së vjetër dhe konfirmim i besimit te politika e re,” thuhet më tej.

VLEN thekson se shqiptarët e dinë saktë kush punon e kush mashtron, kush ndan e kush bashkon, ndërsa këtë rezultat e lexon si fillimin e politikës së përgjegjësisë dhe respektit ndaj qytetarit.

“Ne nuk do të flasim për humbësit sepse shqiptarët tashmë folën. Ne do të flasim për të ardhmen, dhe ajo tashmë ka një emër: VLEN,” përfundon komunikata.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...