Viktimat italiane mund të mbrohen me armë nga plaçkitësit, plagoset një adoleshent shqiptar

Date:

14:28:50               2019-04-28

 

 

Të premten mbrëma, një adoleshent 16 vjeçar nga Shqipëria është gjetur me një plagë me armë zjarri përpara klinikës Gemelli në Romë. Supozohet se i riu mund të jetë kapur gjatë një vjedhjeje dhe të jetë shtënë mbi te.

Siç shkruan agjencia italiane e lajmeve Ansa, të premten në mbrëmje 16-vjeçari ishte „hedhur“ para klinikës nga një veturë, informon Shtegu.com. Ai ishte qëlluar me pistoletë.

Pasi në të njëjtën kohë kishte ndodhur një plaçkitje në një apartament në periferi të Romës, hetuesit supozojnë se mund të ketë një lidhje midis dy ngjarjeve dhe i riu ishte befasuar nga pronari gjatë plaçkitjes, i cili dyshohet se e ka qëlluar me plumb.

Shqiptari i ri është qëlluar në pjesën e barkut dhe është operuar. Aktualisht gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Kohëve të fundit, në Itali është miratuar reforma e vetëmbrojtjes, duke u dhënë viktimave të vjedhjeve më shumë të drejta për t’u mbrojtur nga plaçkitësit – madje edhe me një armë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...