Videoja e KF Shkëndija në fokus të medieve franceze

Date:

12:27:19                     2017-09-25

 

 

 

 

KF Shkëndija, një klub futbolli nga Maqedonia, i vendosur në Tetovë, i cili do të jetë kundërshtar i ardhshëm i AC Milan në Ligën e Europës, është argëtuar duke bërë krahasim në mes dy qyteteve në një video të postuar në Facebook.

 

Para se të ndeshej me AC Milan në kualifikimet për Ligën e Europës, KF Shkëndija ka rritur nivelin e komunikimit, shkruante kohë më parë Televizioni francez BFMTV, përcjellë „Shtegu.com“. Në profilin e saj në Facebook, klubi shqiptar nga Maqedonia, i cili gjendet në Tetovë, një qytet i vendosur 43 km nga kryeqyteti Shkupi, ka bërë disa krahasime interesante. Po që se nuk ka qenë e mundur të bëjë krahasime në aspektin sportiv, Shkëndija ka preferuar të konfrontohet në dallimet midis dy qyteteve.

 

Në një video që zgjatë pak më shumë se një minutë, ku evokohen picat italiane apo Monica Bellucci, mësojmë se Komuna maqedonase është më e vjetër se qyteti i Lombardisë (Xhamia e Larme e Tetovës është më e vjetër se Katedralja Duomo e Milanos) dhe se ka vlera më të mëdha në sferën e gastronomisë (kryekuzhinieri Rene Rexhepi) dhe të artit (aktori Blerim Destani). Po në fushën e gjelbër, a do të ketë ndeshje, përfundon Televizioni francez?

 

Në vegzën e mëposhtme mund ta ndiqni videon në fjalë:

 

 

 

Ligue Europa_ pizza, Monica Bellucci et dôme… la vidéo très originale de l’adversaire de l’AC Milan

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...