(VIDEO) Zemërohet Alaska pasi vritet arusha me dy këlyshë gjatë gjumit të dimrit

Date:

22:41:42            2019-03-29

 

 

Një baba me djalin e tij kanë vrarë një familje arinjsh në Alaskë. Nëna arushë po bënte gjumin e dimrit me dy këlyshët e saj, shrkuajnë mediat e huaja, përcjell Shtegu.com.

Kur amerikani Andreë Renner dhe i biri i tij Owen i vërejtën, Andrew e drejtoi pushkën e tij mbi ta dhe i qëlloi për vdekje.
Andreë Renner (41) dhe djali i tij Owen (18), me kujdes po i afroheshin një shpelle në Esther Island në Alaskë. Branda saj, një arushë e zezë po bënte gjumin e dimrit me dy këlyshët e saj.

Pa kurrfarë mëshire, babai e drejton pushkën mbi arushën. Nga shpella, është dëgjuar paralajmërimi i thirrjeve të këlyshëve të arushës. Ata e kishin vënë re gjuetarin dhe donin ta zgjonin nga gjumi t`ëmën, por ishte shumë vonë. Andreë qëllon, ndërsa ulërimat e këlyshëve u bënë më të mëdha. Pas kësaj, gjuetari 41-vjeçar qëllon edhe mbi ta dhe mandej mbretëron heshtje vdekjeprurëse.

Përderisa babai shuan familjen e arinjve, djali i tij i mbledh fishekët e zbrazët që kishin rënë në dëborë. Sepse: Në disa zona të Alaskës, vrasja e arinjve lejohet, por jo edhe në këtë zonë. Kjo ka qenë arsyeja që ata nuk kanë dashur të lënë asnjë gjurmë. Dhe i biri Owen është i sigurt: „Asnjëherë nuk do të na hetojnë“.
Atë që nuk e kishin ditur: Para shpellës, ishte instaluar një kamerë e cila do t`i vëzhgonte arinjtë për një studim. Vrasja makabër e arinjve është dokumentuar në prill të vitit 2018.

Dy ditë më vonë, të dy u kthyen në vendin e ngjarjes për të qenë absolutisht të sigurt se nuk kanë lënë gjurmë. Por, tashmë ishte tepër vonë. Kamera e vëzhgimit kishte regjistruar gjithçka. Kur u siguruan incizimet, pasoi kallëzimi penal. Të dy gjuetarët e arinjve u ballafaquan me gjykatën.

Babai Renner do të duhet të vuaj burg për tre muaj, ndërsa do të paguaj gjobë prej 9,000 dollarësh, përcjell Shtegu.com. Djali i tij u largua me një dënim me kusht dhe shërbime komunale. Vrasësit e arinjve është dashur t`i dorëzojnë armët e tyre, pajisjen për skijim dhe kamionin që e përdornin për udhëtim. Përveç kësaj, atyre iu konfiskuan licencat e gjuetisë.

Organizata e mirëqenies së kafshëve „Humane Society“, të enjten e ka bërë publike video incizimin, që shkaktoi zemërim të madh në Alaska. Humane Society bën thirrje për ligje më të rrepta në këtë zonë, që të mbrohen më mirë kafshët e egra.

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...