Ja cilat janë kompanitë më tërheqëse në Zvicër, Migros-i i shtati
20:27:01 2019-03-29
Një studim i ri ka treguar se në cilat kompani preferojnë të punojnë zviceranët. Rezultati vjen me disa befasi.
Kompania „Swiss“ ua kalon një herë më tepër punëdhënësve të tjerë zvicerane. Për herë të dytë radhazi, ajo radhitet e para në rangun e ofruesit të shërbimit të personelit „Randstadt“, shkruan „Blick“, përcjell Shtegu.com.
„Jemi shumë të lumtur për mbrojtjen e titullit. Gjatë këtij viti, Swiss ka punësuar 1000 punëtorë të rinj. Vendimtare në këtë garë janë marka e fortë e punëdhënësit dhe një reputacion i mirë në tregun e punës“, thotë shefi Christoph Ulrich.
Pas kësaj linje ajrore, në vendin e dytë dhe të tretë janë prodhuesit e orëve Patek Philippe dhe Rolex. Ato ndiqen nga Aeroporti i Cyrihut dhe Swissport International. Vendi i gjashtë i ka takuar Swatch Group.
Migros-i, punëdhënësi më i madh privat në Zvicër, është në vendin e shtatë, përpara Banque Pictet et Cie, prodhuesit të çokollatës Lindt & Sprüngli dhe Siemens.
Gjatë këtij viti, Siemens ka arritur për herë të parë t`i bashkëngjitet 10 punëdhënësve më tërheqës në Zvicër, përcjell Shtegu.com. Kompania Glas Trösch ka bërë hapin më të madh përpara: Ajo arriti të tejkalojë plot 56 vende dhe tani radhitet e 49-ta.
Çmimi Randstad Award jepet për çdo vit në 30 vende për punëdhënësin më tërheqës. Rezultatet janë të bazuara në studimin më të përfaqësuar dhe global të punësimit të punëdhënësve. Kompanitë nuk mund të aplikojnë për të marrë pjesë, ato përzgjidhen në bazë të numrit të punëtorëve të tyre.