Vetura futet nën kamion në veri të Italisë, lëndohen rëndë dy shqiptarë

Date:

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në autostradën Brenner në very të Italisë.

Përplasja midis një veture dhe një kamioni ka ndodhur në orën 06.30 në kahjen veriore në afërsi të lokacionit Atzëang. Me këtë rast, vetura është future nën kamion.

Tre personat e ngujuar në veturë, është dashur të lirohen nga njësia zjarrfikëse të Klausenit. Dy persona nga Shqipëria janë lënduar rëndë, shkruajnë mediat italiane, përcjell Shtegu.com. Njëri nga dy të lënduarit është dashur të rianimohet në vendngjarje, ndërsa një I tretë ka kaluar me lëndime mesatare.

Dy të lënduarit rëndë janë dërguar në spitalin në Bolzano, ndërsa I treti në spitalin në Brixen.

Si rezultat i aksidentit, autostrada është dashur të bllokohet në të dy drejtimet, duke krijuar kolona të gjata në komunikacion.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...