Vëllezërit Berisha në fokus të medieve austriake
10:47:43 2017-09-18
Të dielën e kaluar, Salzburgu në Austri ka qenë i përfshirë nga një mot i ftohtë, me temperatrurë prej rreth 15 gradësh, erë të fortë dhe të rreshura.
Kjo ishte një atmosferë që i përkonte plotësisht duelit mes dy vëllezërve Berisha në ndeshjen derbi në mes të Salzburgut dhe Rapidit. Që të dy vëllezërit nuk janë aq adhurues të mëdhenj të rrezeve të diellit. „Në përkthim gjermanisht, Veton do të thotë mot i lig“, ka pohuar sulumesi i ri i Rapidit Veton Berisha, për të përditshmen austriake „Kurier“, njofton „Shtegu.com“. Edhe për vëllain e tij 24-vjeçar dhe 14 muaj më të vjetër, prindërit me prejardhje nga Kosova kanë zgjedhur një emër të gjallë: „Valon do të thotë kur era e valëvit flamurin“.
Por, cilin flamur? Për Berishtë kjo ishte „një pyetje shumë e rëndë për tu përgjigjur“. Vetoni ka lindur në Norvegji dhe katër herë ka qenë titullar në ekip. Valoni është i lindur në Malmö të Suedisë dhe pas 20 ndeshjeve të zhvilluara në fanellën e Norvegjisë, ka vendosur të luajë për Kombëtaren e Kosovës. Bile, para një viti, sulumesit të Salzburgut i shkoi përdore që të shënojë edhe golin e parë për ekipin më të ri nga Ballkani. „Si Norvegjia, poashtu edhe Kosova, për mua janë vendlindje. Unë i vizitoj shpeshë anëtarët e familjes në të dy vendet“, rrëfen Vetoni.
Pasi që vëllezërit janë aq të afërt (ne i telefonojmë njëri-tjetrit për çdo ditë), është krijuar mundësia gjysmë-gjysmë: „Menduam se më së miri është që familja jonë të ndahet në dy pjesë dhe të luajmë për të dy vendet“.
Në familjen Berisha flitet dygjuhësi: „Me Valonin flas në mënyrë alternative në dy gjuhë, norvegjisht dhe shqip, por kur prindërit janë të pranishëm, ne flasim vetëm shqip“, ka vazhduar më tej Vetoni në një gjermanishte të rrjedhshme. Përpos kësaj, ai flet edhe gjuhën angleze.
Për shkak të lidhjeve të ngushta me vëllain, Vetoni e kishte pyetur Valonin nëse Rapidi është zgjedhje e mirë për te. „Nuk duhet të mendosh fare – ti duhet ta bësh këtë“, ishte përgjigjja. Në fillim, tifozët e ofenduan pak, por ai nuk ua vari veshin fjalëve. „Valoni më ka rrëfyer për Rapidin vetëm gjera pozitive, bile edhe për tifozët e zhurmshëm“.
Ndeshja në mes të Salzburgut dhe Rapiditi ka përfunduar baras, me rezultat 2:2.