E TMERRSHME: Autoritetet franceze hedhin në rrugë foshnjen pesëmbëdhjetë ditëshe shqiptare
12:02:36 2017-09-18
Në Brest të Francës, një çift i ri bashkëshortësh shqiptarë me foshnjen e tyre të porsalindur, janë kërcënuar se do të dëbohen në rrugë. Por, duke i falënderuar ndërhyrjes së shpejtë të shoqatës për shërbime emergjente sociale „Samu social“, gjithçka ka përfunduar mirë.
Duart e tyre nuk e lëshojnë dot karrocën. Ajo është nëntëmbëdhjetëvjeçare, ai pak më i moshuar. Pas shamisë që ka mbuluar karrocën nga i ftohti, gjendet foshnja e lindur më 31 gusht të këtij viti në Brest, Elmenejsa.
Çifti është larguar nga Shqipëria në shtator të vitit të kaluar, menjëherë pas martesës. „Bashkëshorti im është kërcënuar me vdekje“, spjegon për „Ouest France“ mamaja e re, përcjellë „Shtegu.com“. Në Francë kanë kërkuar azil politik. „Dosja është në shqyrtim e sipër“, pohon Olivier Cuzon, nënkryetar i Lidhjes për të Drejtat e Njeriut (LDH). Kërkesa e babait është refuzuar, ndërsa ajo e nënës është edhe më tej në shqyrtim e sipër. Në gjashtë muajt e ardhshëm, ajo do të pranojë një përgjigje zyrtare nga organet përkatëse.
Dymbëdhjetë ditë nga lindja e Elmenejsës së vogël, të hënën e kaluar, Komuna Finistère i kishte dhënë fund qëndrimit të familjes shqiptare nën strehë, duke e detyruar të flejë nën qiell të hapur. „Jam shumë e mllefosur“, ka spjeguar me një zë drithërues, nëna e re shqiptare. Bashkëshorti i saj e lut në gjuhën shqipe që në frengjisht të përkthehet: „Jam i trishtuar, të lihet një foshnje aq e re në rrugë, pa kulm mbi kokë, është e tmerrshme dhe rrezik“, ka deklaruar ai. Nga ana tjetër, Olivier Cuzon pohon se „ia nxorrën fundin“.
LDH ka tentuar të kontaktojë me kryetarin e Komunës, por pa sukses, prandaj ajo do t`i adresohet kryetarit të shtetit. Në të njëjtën kohë, Komuna jep një spjegim tjetër lidhur me ngjarjen: „Familja gjithnjë ka pasur një kulm mbi kokë, ajo ende është në të njëjtin strehim. Vetëm gjyshërit e foshnjes janë evakuar“.
Versioni i Olivier Cuzon : „Të hënën, Komuna kishte urdhëruar dëbimin e çiftit të ri dhe foshnjes së tyre, por numri 115 (numri regjistrues i Samu social) ka reaguar menjëherë ndaj këtij urdhëri. Duke i falënderuar këtij shërbimi, çifti shqiptar ka një strehë, por ilegalisht“.