Vazhdojnë punimet për ndërtimin e xhamisë së kontestuar në Wil

Date:

Pothuajse katër vite ka zgjatur kontesti juridik, për miratimin e lejes për ndërtimin e një qendre islamike në Wil të Zvicrës. Që nga fundi i muajit qershor, punimet kanë filluar, ndërsa gazeta „Tagblatt“ i ka bërë një vizitë punimeve në kantier. Aty, punimet janë duke u zhvilluar me një intensitet të shpejtë e preciz, pasi kjo ndërtesë e shenjtë kërkon norma të caktuara që falja të mund të bëhet në mënyrë të rregullt. Projekti në fjalë ka një rëndësi të veçantë edhe për Zulbear Zejnelin. Nëpunësi i lartë i firmës „Mahler AG“, Niederuzwil, njëherit është edhe anëtar i Bashkësisë islame në Wil, e cila edhe ka inicuar fillimin e ndërtimit të xhamisë. „Për mua, ndërtimi i këtij objekti është i lidhur edhe me shumë emocione“, ka pohuar ai, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Zulbear Zejneli për çdo ditë është në vendin e ngjarjes dhe është duke i koordinuar punimet, ndërsa çdo të dytën ditë atij i bashkohet edhe imami shqiptar nga Shkupi, Bekim Alimi. „Këtu kemi të bëjmë me një kantier ndërkombëtar e ndërkonfesional. Deri më tani na kanë ndihmuar vullnetarisht shumë persona me kombësi dhe religjione të ndryshme, psh një katolik shqiptar. Shpeshëherë, anëtarët e bashkësisë islame sjellin ushqime dhe pije“, spjegon Zulbear Zejneli.

 

 

Përndryshe, Bekim Alimi është nga Maqedonia, në Shkup ka kryer shkollën e mesme teologjike-islame, ndërsa në Kajro ka studiuar shkencën e teologjisë dhe filozofisë. Me familjen e tij, ai është duke jetuar në Zvicër që nga viti 1998. Përpos obligimeve të tij si imam, ai është duke punuar edhe në Grupin punues për çështje integrimi si përkthyes nga gjermanishtja-arabishjta dhe gjuha shqipe.

 

 

Kur para katër vitesh, bashkësia islame parashtroi kërkesën për ndërtimin e qendrës islamike, nuk u pranua edhe me aq dashuri nga banorët lokalë të cilët parashtruan rreth 300 ankesa. Por këshilli komunal i qytetit, i refuzoi të gjithë, ndërsa rasti u transferua në Gjykatën administrative.

 

 

Kundërshtarët e projektit, ndër të tjera kishin argumentuar ankesat e tyre me arsyen se ndërtimi i projektit do të ngarkonte komunikacionin rrugor. Gjykata administrative e kishte përkrahur vendimin e instancës së parë, ndërsa ankuesit e kishin procesuar lëndën deri te Gjykata federale, e cila kishte dhënë dritën e gjelbër për ndërtimin e objektit.

 

 

Me kalimin e kohës, edhe bindjet e banorëve kanë filluar të ndryshojnë. Kështu për shembull, Zejneli dhe Alimi rrëfejnë se si ata kanë qenë të ftuar nga një fqinje, e cila u ka ofruar kafe dhe imami i është përgjigjur rreth pyetjeve të parashtruara rreth islamit.

 

 

Për momentin është duke u ndërtuar garazhi nëntokësor, ndërsa punimet parashihen të kryhen për pesa-gjashtë muaj, po që se edhe koha qëndron aleat i tyre. „Deri atëherë besoj se të gjitha punët do të shkojnë si është më së miri dhe shpresoj, pa ndonjë aksident“, ka përfunduar Zulbear Zejneli.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...