Kërcënimi me vetëvrasje nuk i ndihmoi nënës monstër kosovare

Date:

Edhe një disfatë para Gjykatës federale zvicerane për kosovaren, e cila masovikisht e kishtë keqtrajtuar vajzën e saj të mitur, duke e humbur kështu edhe lejen e qëndrimit të rregullt në Zvicër. Kërcënimi i saj për të bërë vetvrasje, nuk e ndihmoi rreth vendimit për tu dëbuar.
Në janar të këtij viti, Gjykata federale zvicerane e ka konfirmuar vendimin e autoriteteve të Entit zviceran të migrimit, duke mbrojtur vendimin e tij për të dëbuar një kosovare 43-vjeçare.

Kosovares i ishte anuluar leja e qëndrimit të rregullt në Zvicër, pasi ishte dënuar për veprat penale „kërcënim i jetës, shkaktim të lëndimeve trupore dhe veprave të tjera penale“. Ajo e kishte keqtrajtuar rëndë vajzën e saj 17-vjeçare, duke e sjellë në rrezik për jetë.

Gjykata rajonale See-Gaster e kishte akuzuar rëndë kosovaren: Nëna brutale tri herë e kishte goditur kokën e vajzës për radiatorin e banjos, para se ta godasë me një rrip 20 herë në kokë, krahë dhe këmbë. Përpos kësaj, ajo e kishte kërcënuar vajzën edhe me një thikë. Më pas, ajo e kishte vazhduar rrahjen edhe me një kabllo elektrike, shkruan „Tagblatt“, njofton „Shtegu.com“. Kur ajo kishte dashur t`ìa marrë nga dora kabllon, ajo e kishte kafshuar në pjesën e sipërme të krahut, duke i shkulur bile edhe një grusht flokësh. Pas kësaj, ajo e kishte ngulfatur vajzën me kabllon në fyt, sa që për pak ka mundur ta mbytë.

Pas dënimit të saj, kosovarja ishte përpjekur disa herë për ta vazhudar lejeqëndrimin, por autoritetet e St. Gallenit iakishin refuzuar rregullisht një kërkesë të tillë. Në ndërkohë, sipas informatave të kosovares, ajo i është drejtuar edhe Gjykatës për të drejtat dhe liritë e njeriut në Strasbourg, ndërsa në ankesën e saj të vendimit të Gjykatës federale zvicerane, ajo ishte kërcënuar se do të bëjë vetvrasje, po që se dëbohet nga Zvicra.

Për tu realizuar dëbimi i saj, autoritetet zvicerane janë duke i planifikuar të gjitha masat e nevojshme për t`ia siguruar jetën deri në cakun e udhëtimit të saj.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Një shofer kamioni 60-vjeçar vdiq dhe një i dytë...

Talenti i ri i tenorit nga Kosova, Granit Musliu përkrah yjeve botërorë në Mynih

Vetëm gjashtë vjet më parë, Granit Musliu erdhi në...

Shtetasi maqedonas (40) qëlloi qëllimisht një polic zviceran në kokë

Kaos trafiku në Dietikon, Cyrih, të martën në mbrëmje....

FTESË PËR EKSPOZITËN „NËNTORI I PARË“

FTESË PËR EKSPOZITËN "NËNTORI I PARË"