Valon Berisha shënon gol, gjyshja e tij e ndjerë „e shikoi nga lart“

Date:

13:11:13                2018-03-05

 

 

 

Sulmuesi kosovar i Salzburgut të Austrisë, Valon Berisha në fitoren 1:0 kundër Rapidit ka shënuar golin e fitores, ndërsa ka festuar me lot në sy. Por, çka fshihet pas kësaj ?!

Me fitoren 1:0 ndaj Rapidit, Salzburgu ka krijuar një diferencë prej dhjetë pikësh në Kampionatin austriak. Meritat më të mëdha për këtë sukses i ka sulmuesi kosovar Valon Berisha, i cili në minutën 73` shënoi golin vendimtar.

Gjatë festimit të golit, Valoni ka drejtuar duart nga qielli dhe iu mbushën sytë me lot. Pas përfundimit të ndeshjes, ai e ka spjeguar veprimin e tij: „Ishte emocionale, pasi kohëve të fundit kisha ditë të këqija pas vetes. Gjyshja ime ndërroi jetë dhe këtë gol ia dedikova asaj“, ka rrëfyer Valoni për „Heute“, përcjellë Shtegu.com. „Ishte një periudhë e rëndë për mua dhe familjen dhe gjatë kësaj ndeshje doja patjetër të luaja një ndeshje të mirë dhe të shënoja një gol për te. Për mua kjo do të thotë shumë dhe ajo për mua ishte shumë e rëndësishme“.

Gjatë javës që po lëmë pas, Valoni me të vëllain Vetonin, kishin udhëtuar për vendlindje, për t`i dhënë gjyshes lamtumirën e fundit. Angazhimi i tij në lojë asnjëherë nuk erdhi në pyetje, ka pohuar trajneri Marco Rose. „Ai më siguroi se në fushë do ta japë gjithë energjinë. Dukej i freskët dhe për ne kjo ishte shumë e rëndësishme“.

Pas përfundimit të ndeshjes, ndodhi një skenë e mrekullueshme. Vëllezërit Berisha u përqafuan dhe i shkëmbyen disa fjalë në mes vete. Gjyshja e tyre po shikonte „nga lart“. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...