Vallë, a është e ndaluar të martohesh në Zvicër?
11:00:14 2019-05-11
Një shtetas kosovar ka dashur ta mbyll çështjen e beqarisë. Por, ai kishte bërë një delikt.
Gjithçka filloi shumë thjeshtë. Në fillim të vitit 2015, në një diskotekë zvicerane u takuan një vajzë çeke dhe një kosovar. Të dy ranë në dashuri dhe u bënë çift. Ajo kishte vizën B, më atë kohë, ai nuk e kishte. Kështu që pas një kohe do të duhej të kthehej në Kosovë. Çifti donte ta parandalonte këtë veprim dhe parashtroi kërkesë për një leje për martesë civile në Langnau, shkruan „Berner Zeitung“, përcjell Shtegu.com. Pak më vonë, vjen lajmi i keq: Kosovari duhet të largohet brenda një kohe të shkurtër nga Zvicra, sepse së pari ai ishte pa dokumente, së dyti sepse ilegalisht po qëndronte në Zvicër. Ai bëri ashtu siç iu tha, u largua nga vendi dhe më pas jetoi në Kosovë për dy vite. Prej atje, ai paraqiti një kërkesë për lejeqëndrim në Zvicër.
Tani ai është kthyer, ushtron një punë të rregullt dhe të mërkurën është paraqitur para Gjykatës rajonale në Emmental-Oberaargau. Por, para se vetë kosovari të merrte fjalën, në pyetje u mor partnerja e tij. Në mënyrë të rrjedhshme ajo iu përgjigj pyetjeve të kryetarit, duke spjeguar se çfarë kishte ndodhur. Edhe pse ajo nuk i kishte ditur saktësisht disa gjëra. Për shembull, kur kryetari i gjykatës e pyeti për ndalimin e hyrjes së burrit: „Nuk dija asgjë për këtë. Burri im nuk është bandit, apo jo? „Ose kur erdhi në pyetje mungesa e lejës së qëndrimit: „Nuk kam asnjë ide për këtë. Nuk është e ndaluar të martohesh me dikë, apo jo?“
Pastaj kosovari mori fjalën. Ajo që pasoi ishte një spjegim i ndërlikuar mbi formularët. Në fund, megjithatë, përfundimi i të pandehurit mbeti i thjeshtë: Po, ai kishte qenë ilegalisht në Zvicër, por duhej të përgatitej për një martesë. Por, kryetari bëri këtë arsyetim: „Në mënyrë të përmbledhur, mua më duket se ju keni pasur shumë kontakte dhe shumë probleme me autoritetet e migracionit, kështu që ju duhet të jeni të ndjeshëm“. Qysh në vitin 2014 ai kishte rënë në sy për shkak të punës së paligjshme në Kantonin Vaud.
Jo çuditërisht, avokati mbrojtës kërkoi lirimin e plotë të të pandehurit nga akuza. Ai ishte bërë viktimë e autoriteteve. Ata e kanë shkelur besimin e mirë dhe të drejtën ndërkombëtare – në fund të fundit, dy nga shtyllat kryesore në jurisprudencën perëndimore. Për shembull, është skansionuar e drejta për t’u martuar sipas Kushtetutës Federale. Sepse, nëse dikush e ka ndërmend të martohet, është e domosdoshme që personit t`i lëshohet lejeqëndrim i përkohshëm.
Se personi ka të drejtë për martesë në Zvicër, gjykatësi nuk e mohoi në asnjë mënyrë. Por ai është dashur të kërkojë fillimisht vizë në Kosovë. „Kjo nuk është një pengesë e pakapërcyeshme“, tha presidenti i gjykatës, Michael Erismann. Kështu, i akuzuari u shpall fajtor për hyrje të paligjshme. Gjithashtu, pasi ai e dinte se kishte hyrë ilegalisht në Zvicër, informon Shtegu.com. Megjithatë, kosovari u lirua nga vepra penale e qëndrimit të paligjshëm. „Nuk është vërtetuar nëse ai e dinte se në mars është dashur të largohet nga vendi përsëri“. Vetëm më 19 maj, i akuzuari kishte pranuar një shkresë nga autoritetet e Burgdorfit se duhet të largohet nga Zvicra dhe se kërkesën për hyrje duhet ta parashtrojë jashtë vendit.
Për shkak të hyrjes ilegale, i akuzuari u dënua me kusht me një gjobë prej 20 mëditjesh me nga 100 franga. Nëse ai nuk e shkel ligjin në tre vitet e ardhshme, nuk do të duhet ta paguajë shumën. Ai gjithashtu duhet të paguaj një të pestën e shpenzimeve gjyqësore. Dënimin e butë, gjykatësi Erismann e ka justifikuar me faktin se i akuzuari ndoshta nuk do ta shkelë më ligjin e imigracionit. „Më në fund, ai tani ligjërisht është në Zvicër dhe nuk ka arsye përse ta përsëris veprën“. Megjithatë, Erismann nuk e ka revokuar gjobën, të cilën i pandehuri duhet ta paguajë për punën ilegale në Zvicër, në vitin 2014.