Vallë a do të mëshirohen gjermanët për fëmijën kosovar të sëmurë nga zemra ?!
18:13:54 2016-11-15
Që para një viti, rasti i fëmijës së sëmurë kosovar nga zemra, Fatlind Luboja kishte tronditur gjermanët nga rajoni i Augsburgut, por edhe më gjerë. Familja e vet ishte arratisur për në Gjermani për t`i mundësuar Fatlindit një trajtim më të denjë mjekësor.
Ai vuan nga një sëmundje kardiovaskulare, ndërsa para dhejtë vitesh ishte operuar në SHBA nga specialistë amerikanë. Por, vogëlushi 13-vjeçar mund të pësojë pengesa në shëndet, po që se nuk është rregullisht nën përkujdesje mjekësore.
Në nëntor të vitit të kaluar, kërkesa e familjes për azil në Gjermani ishte refuzuar, pasi Kosova tashmë llogaritet si shtet i sigurt i prejardhjes, ndërsa edhe ankesa pranë Gjykatës adminitrative në Augsburg i ishte refuzuar.
Me këtë rast, familja Luboja kishte shkuar vullnetarisht në Kosovë, duke mos rrezikuar dëbimin e tyre, i cili do të dënohej me rikthim të mundshëm në Gjermani. Që nga muaji qershor, babai Besniku ka ardhur sërish në Gjermani, me vendbanim në një banesë në Donauëörth dhe me punë në Rain. Para pak kohësh, edhe Fatlindi është kthyer në Gjermani.
Pa ndihmën e gjermanëve, Besniku do ta kishte pasur shumë vështirë edhe në Kosovë, por duke iu falënderuar dy ndihmëseve gjermane, Doris Burkhard-Berezov dhe Philomena Mack, familja ka marrë përkujdesin e nevojshëm. „Ju jeni si motrat e mia, pasi aq shumë e keni ndihmuar familjen time“, ka pohuar Besniku për „Augsburger Allgemeine Zeitung“, njofton „Shtegu.com“.