Kallëzim penal për kosovarin pa patentë shoferi

48 Lexime

17:04:41                 2016-11-15

 

 

 

 

 

 

Gjatë një kontrolli të policisë zvicerane të realizuar gjatë të hënës, në Dübendorf, në një veturë janë zbuluar 600 gramë lëndë narkotike. Vozitësi, një shtetas turk 26-vjeçar, ka qenë nën ndikim të konsumimit të lëndëve narkotike dhe ka vozitur pa patentë shoferi. Ai dhe bashkudhëtari 51-vjeçar zviceran, bashkëshortes të së cilit i përket vetura, janë arrestuar.

 

 

 

 

Një veturë tjetër e kishte devijuar kontrollin policor, ndërsa vozitësi i saj, një shtetas 44-vjeçar kosovar dhe bashkudhëtari i vet kanë zbritur menjëherë nga vetura, duke i zëvendësuar ulëset, shkruan „Zsz“, njofton „Shtegu.com“. Pasi kosovarit i ishte marrë leja dhe nuk ka pasur të drejtë të ngiste veturën, bashkudhëtari i vet është paraqitur si vozitës. Me këtë rast, shtetasi 47-vjeçar serb është arrestuar për favorizim të veprës, ndërsa ndaj kosovarit tashmë është ngritur kallëzim penal.