Udhëtimi Joe DioGuardit për në vendlindjen e prindërve – Një video sa një mijë fjalë

42 Lexime
14:56:45                   2017-08-05

Të nderuar,

Siç e dini, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane udhëhoqi një delegacion pesëdhjetetre anetaresh per ne Rome ne Shtator 2016 per pjesemarrje në shenjtërimin e Nënës Terezë dhe për një vizitë në Grec, qytezën që Mbretëria e Napolit ia kishte falur Skenderbeut dhe trupave të tij më 1461, që po ashtu është edhe vendlindja e babait të Joe DioGuardit.

Këtu po ju dërgojme njerën nga pesë videot pesëmbëdhjetë minutëshe të kësaj vizite me Arbreshët e Gecit, video këto të perpunuara nga Gani Vila i ALBTVUSA (Albanian Television of America), me bazë në Troy, Michigan. Ndoshta edhe e keni parë një pjesë të këtyre videove vitin e kaluar, por po besojme se do ta pëlqeni këtë seri me pesë video të kësaj vizite të rëndësishme.

Ju lutem, klikoni në videon e mëposhtme për të parë udhëtimin e delegacionit për në Greci dhe për të dëgjuar për rëndësinë historike të kësaj qyteze për të gjithë shqiptarët.
Sinqerisht,
 
Shirley Cloyes DioGuardi                               Joe DioGuardi                
Këshilltare për Çështje të Ballkanit                 President                
https://www.youtube.com/watch?v=DumCgOysT7U&feature=youtu.be